VIDEO/ “Është muhabet politik,ik nga fusha”, del video kur Andi Lila përzihet nga stadiumi gjatë intervistës

Një ditë më parë postimi i Andi Lilës në profilin e tij Instagram bëri bujë. Ish-futbollisti i Kombëtares shkruante se u largua në mënyrë agresive nga fusha e vjetër në Kavajë dhe kjo lidhet vetëm me faktin që ka hedhur kanditaturën si deputet në Partinë Demokratike.

Andi Lila po bënte një intervistë për jetën e tij futbollistike për News 24 por dy zyrtarë të Bashkisë Kavajë ndërprenë gjithçka. 34-vjeçari shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

DEBATI

Punonjësi: Ke punë shumë?

Lila: Ja mbaruam.

Punonjësi: Se na bënë me llafe.

Lila: Kush bëri llafe?

Punonësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.

Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.

Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…

Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.

Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. Edhe ty po të thonë…

Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?

Punonjësi: Po më vë në siklet. Të kam lajmëru unë o vlla.

Lila: Ti çfarë je?

Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?

Polici bashkiak: Jo, jo.

Lila: Kush e ka lajmëruar.

Polici bashkiak: Komandanti.

Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.

Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.

Lila: Mbaruam!

Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.

Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…

Lila: Të kuptoj shumë mirë.

Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.

Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.

Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)