VIDEO E TRISHTË! Pele drejt fundit të jetës, legjenda e futbollit u jep lamtumirën familjarëve dhe miqve nga telefoni

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele është në luftë me vdekjen. Në moshën 82-vjeçare “magjistari i topit” prej 29 nëntorit është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo pasi vuan nga kanceri i zorrës së trashë.

Gjendja e Pele u vështirësua javët e fundit edhe për shkak të problemeve të reja me zemrën, teksa familjarët e afërt janë duke i qëndruar pranë në klinikë. Në një video të fundit të publikuar nga familjarët e tij, Pele duket në gjendje të vështirë dhe i shtrirë në shtrat.

Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediet në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po bën me të afërmit dhe ata që ka ndarë vitet.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH