VIDEO E RËNDË/ Shqiptari tenton të përdhunojë të renë në Greqi, ja si shpëtoi nëna e 2 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar që të përdhunojë një 32-vjeçare greke, në lokalin e saj.

Në mediat greke janë publikuar dhe pamjet e këtij momenti, me dëshirën e vetë gruas, e cila është nënë e dy fëmijëve.  Siç shihet nga pamjet, shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON

“Nuk dua as përqafim asgjë, të lutem mbaj distancë, dil jashtë. Mos më prek. Kam kamera. Dil jashtë. Dil jashtë nëse do të flasim”, dëgjohet ajo duke folur me të riun shqiptar.

Pas largohet nga banaku, djali i cili thuhet se është në gjendje të dehur, tenton sërish që t’i afrohet, dhe pasi e kap e mban me forcë dhe i mbyll derën që të mos dalë. Në këto momente ajo fillon të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë. Më pas ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar

Related posts

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)

Qyteti i humbur nën ujë! SEKRETI që mund të ndryshojë gjithçka!