Video e frikshme! Ushtarët rusë hyjnë në jetimoret e Ukrainës për të rrëmbyer fëmijët

Një video tronditëse është publikuar nga mediat e huaja, ku shfaqen disa ushtarë rusë, të cilët kontrollojnë një jetimore në mënyrë që të gjejnë fëmijë për t’i rrëmbyer. Sipas Daily Mail, pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë në një jetimore në Kherson, ku fëmijët ishin fshehur më herët nga drejtori i këtij institucioni. Ushtarët e KGB-së shihen teksa kontrollojnë çdo vend të godinës, ndërsa dyshohet se qëllimi i tyre ishte t’i rrëmbenin fëmijët për t’i çuar në Rusi, e për t’i kthyer në ushtarë.  

Sipas të dhënave, në këtë jetimore ishin 52 fëmijë, të cilët ishin fshehur në bodrum, ndërkohë që ushtarët kërkonin t’i gjenin. Deri më tani, rreth 30 fëmijë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë dërguar në Rusi dhe janë stërvitur për tu bërë ushtarë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën