VIDEO/ Driblim dhe diagonal perfekt, sulmuesi i Kombëtares çmend tifozët me golin; realizimi i tij mund të vlejë titullin (video)

Driblim

Arbër Hoxha ka qenë protagonist absolut në kampionatin kroat të futbollit me një gol i cili praktikisht ka vendosur luftën për titullin. Dinamo Zagreb fitoi falë golit të tij në sfidën direkte ndaj RIjekës dhe tashmë duket se po shkon drejt titullit të radhës. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga pankina në duelin ndaj skuadrës e cila për shumë javë kishte mbajtur kreun dhe ndiqte Dinamon me 1 pikë diferencë. Vendasit kaluan në avantazh dhe u duk se inercia e luftës për titullin do të shkonte përsëri nga Rijeka e Lindon Selahit.

Por Petkoviç barazoi për ekipin mik dhe në minutën e 87-të, trajneri vendosi të aktivizonte Hoxhën. Këtij të fundit iu deshën vetëm dy minuta në fushë për të shënuar golin e rezultatit 2-1 që nuk do të ndryshonte deri në fund, për të vulosur një sukses që shtyn Dinamo Zagreb drejt titullit kampion të radhës në Kroaci.

Related posts

Bëri bujë me Egnatian në titullin e parë, Partizani pranë akordit me futbollistin e njohur (FOTO)

Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)