Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të parë të “Big Brother Kosova”, është krijuar çifti i parë. Flasim për Vivien Thano dhe Getinjo, që nuk i kanë kursyer puthjet mes tyre, duke mos e fshehur më tërheqjen ndaj njëri-tjetrit. E duket se situata mes tyre është nxehur edhe më shumë.
Mëngjesin e ditës së djeshme, mes tyre ka pasur dhe një moment hot. Të dy në një krevat, çifti nuk i kanë kursyer përkëdheljet dhe puthjet. Në një moment ata kanë futur edhe kokën poshtë jorganit, duke bërë lëvizje poshtë mbulesës. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të ‘vërtetohet’ se në fakt mes tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Megjithatë, reperi ka bërë shenjë me gisht duke mohuar.
Gjatë një bisede me banorët, Getinjo u shpreh se i pëlqejnë vajzat e thjeshta, teksa pranoi pëlqimin që ka për Vivien. Por ditët e para në shtëpi, u pa një afërsi e Vivien me Andin. Dy ish-personazhet e reality show dating nisën të flirtonin mes tyre, por gjithçka u la në mes, kur Andi u largua nga shtëpia në një tjetër ambient. Reperi i njohur Getinjo dhe ishkonkurrentja e emisionit të dashurisë ‘Love Story’, Vivien Thano, janë parë shpesh në krahët e njëri-tjetrit.
Së fundmi, ata sërish janë filmuar nga kamerat teksa qëndronin shumë pranë. Mirëpo, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave. Ai i ka parë në heshtje teksa dyshja përqafoheshin. Kujtojmë se Vivien u përlot pas ‘eliminimit’ të Andit. Getinjo është përfolur shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së ‘BBV Kosova’. Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi te kafshët. Por menjëherë Vivien ndryshoi pëlqim, duke u angazhuar te Getinjo, ku edhe nisi një raport. E duket se kjo lidhje menjëherë është konsoliduar edhe poshtë çarçafëve.
1 comment