Victor Da Silva u përjashtua nga Partizani, sulmuesi pranë kalimit te klubi i Superiores

Victor Da Silva është ‘çështja’ e rradhës në klubin e Partizanit. Situata e mesfushorit nuk duket e mirë pas problemeve që ka shfaqur në marrëdhënie me trajnerin Zekic. Braziliani u la në stol në ndeshjet e fundit në Europë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak atij ku ka kërkuar ‘llogari’ ndaj kroatit.

Futbollisti duket se ka mbetur jashtë planeve të të kuqve dhe për të përfituar nga ky rast, ka menduar Egnatia. Rrogozhinasit kanë nisur negociatat me fantazistin, raporton shtypi i shkruar, i cili ishte golashënuesi kryesor i Partizanit në sezonin e fundit.

Nuk ka ende asgjë të avancuar, por Egnatia shikon te Da Silva zëvëndësuesin ideal të kapitenit Jackson i cili u shit për 400 mijë euro tek Istanbulspor. Afrimi i mundshëm i Da Silvas do të rriste akoma më shumë kuotat e rrogozhinasve për titullin kampion, por nuk duhet lënë pa përmendur që lojtari është nën kontratë me Partizanin ndaj mbetet të shihet.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)