Vetëm 3 kumbulla të thata në ditë ju ndihmojnë të hiqni kilet e tepërta

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve.

Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta.

Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat.

Në këtë artkull do të mësoni një ndër mënyrat më natyrale të kryerjes së këtij proçesi pa dëmtuar organizmin tuaj.

Siç dihet kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksinat prej tij.

Kombnimi i më poshtëm është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit

3 kumbulla të thata

200 ml ujë

1 limon

Përgatitja

Këshillohet të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë.

Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës.

Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës.

Kombinojeni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.

Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.

Burimi: AgroWeb.org

Related posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut