I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit si dhe politikanëve në ditën e zgjedhjeve. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?
Ronaldo: Zoti Edi Rama, teksa votoi në Surrel, aty ku dhe banon, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Linda Rama, ishin veshur casual, të dy me këmisha. Zonja Linda ka një golf të zi poshtë dhe një këmishë të bardhë sipër. Edi Rama ka një këmishë të zezë me nuanca.
Desi: Ka një qasje artistike nga ana e zemrës.
Ronaldo: Por dhe syzet nuk mungojnë tek çifti, syze nga këto të voglat fare.
Desi: Me thënë të drejtën u duk sikur ia kishin marrë Robert Dragotit ato syzet (qesh). Ishin një stil pak më grotesk dhe u habita që Edi Rama kishte bërë këtë zgjedhje. Por një gjë që më bëri përshtypje, nuk e di a mund ta kesh vënë re, por kur i bën ‘zoom in’ atij detajit që ka Rama, mua më dha një ide si disa pallate, si silueta e Tiranës. Është aq artistike. Ndoshta po ia fus dhe kot dhe po gaboj.
Ronaldo: Detajet te Rama nuk janë rastësisht, ka një domethënie artistike.
Desi: Duke marrë parasysh dhe faktin që ai pikturon vetë, mendoj që është një nga pikturat që ka realizuar dhe është një krijim i tij veshja në ditën e votimit. Ishte një veshje casual, rehat. Mendoj që mund të ishte dhe një ngacmim i vogël për Berishën: që shiko se unë në ditën e zgjedhjeve po vishem casual, ashtu siç do doje ti të visheshe. Nuk e di nëse e ke parë atë mini-debatin. Fakti që Berisha ka thënë ‘jam veshur casual’, kur Blendi Fevziu e ngacmon për atletet. Por në fakt nuk ishte casual, ishte shumë serioz. Edhe Rama zgjedh të vishet casual në ditën e votimit.