“Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu”, Veselinovic harron ndeshjen e derbit, kapet me arbitrimin: Në 25 vite, asnjë…

Veselinoviç

Veselinoviç, trajneri i Partizanit  ka folur pas ndeshjes që klubi i kuq barazoi 1-1 përballë Dinamos. Tekniku i “demave” foli për faktin që Partizani në 22 javë nuk ka marrë asnjë penallti në favor. Veselinoviç deklaroi që duhet të përshtatet me këtë situatë, që i ndodh për herë të parë në karrierë.

NDESHJA- Përshtypjet e para janë që ishte ndeshje interesante, i kam marrë këto përshtypje nga fusha dhe njerëzit. Patjetër që nuk është korrekte të flasim për kundërshtarin, ekipin tim dua ta falenderoj për angazhimin dhe motivimin, po ashtu dhe tifozët në tribunë. Atë që kemi punuar në stërvitje gjatë javës e shfaqëm dhe në fushë. Duke iu referuar pjesës së parë, mendoj e ekuilibruar, ne kemi pasur më shumë raste se ato dhe duke kontrolluar hapësirën. Kemi luajtur kundër një kundërshtari të shëklqyer dhe shumë e vështirë të mbahet ritmi për 90 minuta.

LOJTARËT E ARDHUR– Mando dhe Guxhufi janë të rinj, nuk frikësohem t’u jap shansin lojtarëve të rinj. Eleke ka 6 muaj pa bërë ndeshje, ka vetëm 1 stërvitje dje. Me Eleken duhet të jemi të kujdesshëm, dua ta shfrytëzoj, ka luajtur në klube të mëdha. Duhet të jemi realistë me gjendjen e tij dhe të presim. Ndërkohë duhet të aktivizojmë lojtarë të rinj që janë në ekip.

ARBITRIMI-Me ka ardhur një ide, kam 25 vite trajner dhe hera e parë që më ndodh. Jam 5 muaj këtu dhe 22 javë, hera e parë që më ndodh të mos ketë asnjë penallti në favor. Nuk është se kam qenë ndonjëherë në situatë të tillë, por duhet të përshtatem. Me këto karakteristika që kemi, mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht gjithçka që kemi. Nga ana tjetër kemi dhe kundërshtar, të cilët meritojnë respekt”, u shpreh Veselinoviç për RTSH.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana