Veselinovic e injoroi në konferencë, Zguro i përgjigjet në distancë trajnerit: Koha do të tregojë gjithçka (FOTO)

Prej javës Vangjel Zguro është përjashtuar nga ekipi i Partizanit. E ardhmja e mbrojtësit të majtë nuk dihet ende, teksa dhe trajner Aleksandar Veselinovic e injoroi ditën e sotme, duke mos preferuar të përgjigjej për një rikthim të mundshëm të futbollistit.

Megjithatë, Zguro nuk ka vonuar dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Krah fotos së tij, mbrojtësi shkruan: “Kokën lart gjithmonë dhe me drejtësi çdo lloji situate është koha ajo që tregon çdo gjë!”. Një përgjigje kjo si për drejtuesit e Partizanit dhe trajnerin serb që e injoroi.

Pritet të shihet nëse Zguro do të vazhdojë që të jetë pjesë e Partizanit dhe të presë rikthimin. Por nuk përjashtohet as ndërprerja e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh dhe pak na ndan nga merkato e janarit.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit