Verdiktet e Kategorisë së Parë/ Lushnja qëndron me vështirësi, Korabi bën surprizën ndaj Tomorit ndërsa Flamurtari…

Një gol i Albers Kekos në pjesën e dytë i ka mjaftuar Korabit për të siguruar vazhdimin në luftën për ngjitjen në Superiore. Skuadra dibrane ka bërë surprizën duke eliminuar Beratin në fushën e këtij të fundit me fitoren 1-0.

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it. Për shkak të rregullit të vendosur, vlonjatët kalojnë në fazën tjetër për shkak se renditen në vendin e 3-të në Kategorinë e Parë. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Pedro Augusto teksa po ai vetë humbi edhe një penallti.

Lushnja ia ka dalë që të sigurojë në ndeshjen play-out praninë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Klevis Dalipi ka marrë një fitore minimale ndaj Valbonës, duke qëndruar përsëri në kategori e duke shmangur rënien.

Në një sfidë shumë të luftuar dhe të tensionuar në “Elbasan Arena’, ku nuk u shmang loja e ashpër nga të dy ekipet, diferencën e bëri goli i Brunild Pepës në fraksionin e parë të lojës. Futbollisti i “lagunarëve” gjeti devijimin e duhur në minutën e 20 duke mposhtur portierin e Valbonës dhe dukë i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Avantazh të cilin Lushnja e mbrojti mirë në vijimin e sfidës, duke u siguruar kështu që në vërshëllimën përfundimtare, të ishte ajo që do të siguronte praninë në Kategorinë e Parë edhe në edicionin e ardhshëm.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)