Vendosnin baste sportive brenda burgut/ Dënohen sërish ish-të fortët e 97′, “Gaxhai” dhe Lllanaj i jepet vendimi

Disa prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, Bradasheshit dhe Drenovës në Korçë, janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Elbasanit.

Emra të njohur si Gazmir Braka ose “Gaxhai” i Vlorës dhe Aleksandër Llanaj, të dënuar me burgim të përjetshëm për krime në vitin 1997 dhe masakrën e “Qoles”, kanë marë një dënim tjetër. Ka qenë gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetau, e cila në datën 10 shkurt 2023, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë duke shpallur fajtor dhe dënuar, me 1 vit e 7 muaj burg Gazmend Brakën dhe me 3 vjet e 4 muaj burgim, Aleksandër Llanaj.

Gazmir Braka, rezulton se kishte futur në qeli një aparat telefonike dhe mbante kontakte me njerëzit jashtë burgut dhe vetë gardianët, siç është njëri prej tyre i përgjuar nga prokuroria, Olgert Muçka.

Aleksandër Llanaj, është një tjetër i dënuar që përveç se kishte futur një aparat telefoni në ambjentet e burgut të Drenovës, ai kishte krijuar brenda në burg një zinxhir komunikimesh për vendosjen e basteve sportive nga brenda ambienteve të burgut.

Një tjetër personazh që vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre shtetasve në 28 korrik 2013 në Vlorë, Sokol Isufaj, Serdi Bajlozi dhe Diana Ademi, rezulton të jetë Delin Hajdari. Edhe ky i fundit sipas vendimit të gjykatës, kishte arritur të fuste një aparat telefoni në ambientet e qelisë së tij, dhe për këtë fakt është dënuar sërish me 1 vit e 7 muaj burgim.

Po me të njëjtën masë dënimi 1.7 vite burgim, është shpallur fajtor për akuzën e “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Futjen e Telefonave në burg” Aleksandër Alibashi. Edhe ky i fundit, vuan dënimin me burg përjetë në Drenovë për një krim të kryer disa vite më parë në Vlorë.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit

1.            Gazmir Braka dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

2.            Aleksandër Llanaj dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim

3.            Delin Hajdari dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

4.            Aleksandër Sinanaj dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

5.            Aleksandër Alibashi dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim

6.            Ilia Beshello dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

7.            Metkë Nurçelli dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në Kusht)

8.            Olgert Muçka dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

9.            Artan Dulillari dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

10.          Veli Bici dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024