Vendimi për të aktivizuar Murataj-n si mbrojtës dhe lojë me intensitet të lartë, si Abilaliaj “zuri mat” Tiranën me dy lëvizje

Fitore që mund të shërbejë si një pikë e madhe kthese në një sezon që po shkon drejt fundit të fazës së parë nga katër që janë në total, pa llogaritur edhe ndeshjet play-off Skuadra e kuqe, për më tepër pa një trajner pas largimit të Zoran Zekic, tregoi se mund të tejkalojë cdo ngërç apo vështirësi pasi në ndeshje të tilla ka rëndësi karakteri dhe në këtë përballje të parë në derbi, Partizani e pati me shumicë.

Mungesat e Mba dhe Hadrojit nuk peshuan aspak në 90 minuta lojë me intensitet të lartë ku kampionët treguan se janë tashmë një skuadër e kompletuar dhe emri që do të ulet në stol për të drejtuar këtë grup, do ta ketë punë e lehtë. Mbështetja e tifozëve ishte jetike ndërsa të besuarit e Abilaliajt në fushë nuk reflektuan aspak mungesë besimi. Vendimi për të aktivizuar Murataj-n në krahun e djathtë të mbrojtjes, zhvendosja e Carës në krah dhe aktivizimi i Bintcukës në krahë i dhanë të drejtë vlonjatit që më shumë te skema, besoi te forca fizike dhe psikologjia e skuadrës.

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh