Vendi i fundit dhe 8 humbje radhazi, Devolli vazhdon refrenin: Kukësi nuk dorëzohet, luftojmë deri në fund

Kukësi u mposht në transfertën me Partizanin dhe pas sfidës foli trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli. Ai u shpreh se pavarësisht renditjes ku ndodhen, do vazhdojnë të punojnë deri në fund.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm dy tre raste, por nuk arritëm të finalizonim, edhe kjo është për meritë të portierit të Partizanit. Disa janë për herë të parë në Superiore, por duhet ti mësojmë këta djem të rinj të luajnë, do të vazhdojmë garën. Ne e dimë gjendjen e Rashitit që nuk është 100%, por po jep maksimumin dhe duhet ta falenderoj për sakrificën.

Nuk duhet të mërzitemi, por duhet të vazhdojmë punën. Sa bëmë ndërrimet pësuam sërish, dhe më vjen inat. Normale ne do të bëjmë punën tonë, nuk duhet të shikojnë renditjen, do të mbajmë entuziasmin”, tha ai për “MCN TV”.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)