Vendet arabe dhe Truqia bojkotuan mallrat franceze,reagon Ministri për Tregtinë e Jashtme: Franca nuk e kishte në axhendë bojkotimin e mallrave turk

 Ministri i shtetit për Tregëtinë e Jashtme të Francës, Frank Riester ka reaguar në lidhje me bojktimin e proktuktev që është bërë nga Turqia dhe nga vendet arabe.

Ai ka dekalaruar se bojkotimi i produkteve turke nuk ishte në axhendën e tyre, duke argumentura dhe se deklarata e presidentit Emmanuel Macron rreth islamit nuk janë sulme kundër myslimanëve, ku ka theksuar se të gjithë besimtarët në vend mund të praktikojnë lirisht fenë e tyre. Sipas, Riester tha se Franca është e vendosur të luftojë terrorizmin dhe “Islamizmin radikal”.

Gjithashtu në një deklaratë të ditës së djeshme, zëdhënësi i Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme, Agnes von der Mühll, kërkoi që thirrjet dhe veprimet në vendet arabe për të bojkotuar produktet franceze të ndaleshin.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar dje që në Ankara, të bëhet bojkotim i mallrave franceze.

“Unë po i thërras kombit tim nga këtu. Asnjëherë mos i bëni komplimente markave franceze, mos i blini ato,”-ka thënë Ergodani.

Ndërsa reagimet kundër deklaratave anti-Islam të Macron vazhdojnë në botën arabe, thirrjet për bojkot kundër produkteve franceze janë gjithashtu në rritje. Turqia, është midis atyre që bëjnë thirrje për bojkot të produkteve franceze si Jordania, Jemeni, Kuvajti, Katar. Produktet franceze për kujdesin dhe bukurinë e flokëve në disa supermarkete në Jordan, Kuvajt, Jemen dhe Katar u hoqën nga raftet pasi Presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti të drejtën për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.

Related posts

Aksident i TMERRSHËM/ Modelja humb memorien dhe gati vdes pas përplasjes me pëllumbin (FOTO)

Aksident i RËNDË në rrugët e Athinës! Makina ngre në “AJËR” drejtuesin e motorit (VIDEO)

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!