Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Vëllaznimi

Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Mirel Josa. Në njoftimin zyrtar nuk është dhënë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit, por vetëm është bërë e ditur se marrëveshja e bashkëpunimit është shkëputur me marrëveshje të dy anshme.

Rezultatet negative kanë bërë që eksperienca në Ligën e Parë të Kosovës, të mos zgjasë shumë. Konkretisht Josa qëndroi vetëm dy muaj. Vëllaznimi mbetet në vendin e pestë dhe vazhdon të synojë ngjitjen në elitë. Kreu mbetet 6 pikë larg.

POSTIMI I KLUBIT VËLLAZNIMI

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit”.

“Klubi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi i futbollit “Vëllaznimi”.
Tutje theksojmë që pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Ligës së Parë të futbollit Kosovar, KF “Vëllaznimi” renditet në pozitën e pestë në Grupin A me 32 pikë të grumbulluara.

LARGIMI NGA BESA NË GJYSMËN E SEZONIT

Ai është paraqitur si gjithnjë në seancën stërvitore të ditësh së djeshme zhvilluar në Lekaj dhe menjëherë pas saj është ulur së bashku me presidentin Bizhdili dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët me mirëkuptim. Kjo gjë shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi kavajas në rrjetet sociale.

LEXO ME SHUME:Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)

Pogradeci në sprintin final për Play-Off, kalendar “ferri” për liqenorët