Veliaj tregon kur do të përfundojnë punimet në “Rrugën e Durrësit”: Tashmë do të jetë me një kalim, do ketë edhe…

“Rruga e Durrësit” në të cilin prej disa kohësh po zhvillohen punime është gati për tu rihapur. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk dha një datë fikse, por tha se kjo rrugë puna e të cilës përfundon për pak ditë, tashmë kjo rrugë do të jetë vetëm me një kalim dhe do të shërbejë si porta kryesore hyrëse për Tiranën.

Veliaj tha se kjo rrugë do të jetë vetëm me një kalim për automjetet, ndërkohë që për herë të parë do të ketë edhe një korsi të dedikuar për autobusët.

 “Do të eksperimentojmë ‘Rrugën e Durrësit’ me një kalim, pra si portën hyrëse të Tiranës, kurse shkarkimin do ta bëjmë nga rruga “Mine Peza”, e cila gjithashtu lidhet me ‘Zogun e Zi’. Do të kemi për herë të parë një korsi të dedikuar për autobusët, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët, dhe një korsi të dedikuar për biçikletat,” u shpreh kryebashkiaku, i cili shtoi se:

“Ajo që po ndodh tek ‘Rruga e Durrësit’ është diçka që nuk ka ndodhur që në kohën e Italisë. Kemi pasur një tubacion uji, i cili mbajti Tiranën fashiste, Tiranën naziste, Tiranën komuniste dhe Tiranën e viteve të tranzicionit; ishte i njëjti rrjet i trashëguar nga italianët. Në këtë aks, në tubacionet e vjetra shkarkoheshin edhe uji i shiut, edhe kanalet e zeza. Me këtë investim zgjidhim edhe furnizimin me ujë, duke shtuar dy rrjete në secilën anë të Rrugës së Durrësit. Kështu, mbajmë premtimin që i dhamë kësaj njësie për 24 orë ujë”.

Related posts

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)