“Veliaj dhe Rama vuajnë nga…!” Ilir Alimehmeti jep diagnozën e një mjeku, ja çfarë thotë kandidati për Bashkinë Tiranë

Ilir Alimehmeti është një nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës.I ftuar në programin e pasdites me Ermal Peçin në Abc Neës, ai tregoi se ashtu sikurse është një administrator i mirë për një komunitet më të vogël, krahasur kur je në drejtimin e një Bashkie.

Ermali gjatë bisedës e pyet nëse ka një diagnozë për disa nga figurat politike. Për Edi Ramën, doktori nënvizoi se “vuan nga vetizolimi. Duke e parë veten jo pjesë të komunitetit po të izoluar për lart, pra dikush lart është shumë poshtë, situata e tij zgjidhet brenda personit. Është një gjendje… nëse personi nuk është në gjendje ta pranoj, është i vet shkaktuar, duhet të shohi brenda. Të bëj një introspeksion, ne duhet të punojmë për njëri-tjetrin, jo nga lart-poshtë”.
Teksa komentoi Erion Veliaj tha se ka më shumë prezencë seç duhet, kur në fakt ka më shumë punë se sa të jetë kudo ku mbillen bimët apo fidanët.

“Askush nuk e ka aftësinë e kudondodhjes, qeniet hyjnore, librat e shenjtë, njerëzit e thjeshtë, të vdekshmit e thjeshtë duhet të jenë sa më të thjesht përpara Zotit, të bëjnë punën e tyre sepse janë zgjedhur për këtë, jo për të mbjell fidanë apo vendosur gurë.”

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare