Vdekje misterioze në Spanjë, shqiptari gjendet i pajetë me tub gazi në gojë

Policia spanjolle po heton vdekjen e një personi që u gjet i pajetë këtë të shtunë brenda një plantacioni marihuane në Mont-roig del Camp, në Camp Baix. Personi, për të cilin policia beson se ishte një nga rojet e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e tij, ishte i pa jetë, me një tub gazi të lidhur me gojë dhe i rrethuar nga një pellg gjaku.

Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja dhune, policia e trajton si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Burri me kombësi shqiptare ende nuk është identifikuar 100%, por policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…