Vdekja e të arrestuarit për inceneratorët, Komiteti i Helsinkit trondit me deklaratën: U penguam për të ndjekur procedurat

Rasti i fundit lidhet me humbjen e jetës së të pandehurit Enver Shehi, i cili vdiq në spital. Ai ishte i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë publike, ku tregon se institucionet kanë penguar vëzhguesit për të ndjekur praktikën mbi hetimet e këtij rasti.

“Vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

Në çështjen në fjalë, rezervat për dhënie informacioni ndaj një organizate të njohur për misionin e saj, sikurse është KShH janë të panevojshme dhe krijojnë dyshime të arsyeshme në sytë e një vëzhguesi të paanshëm e objektiv, për arsyen e refuzimit të informacionit.

Gjithashtu, është e dëmshme në kuptim të aktualitetit dhe qëllimit që ka një monitorim, që të kërkohet parashtrimi i kërkesës zyrtare për informacion për të marrë kopje të këtyre dokumentave, nëse ato disponohen aty për aty nga organet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KShH.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi