Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mjekun Roland Xhaxho

Humbja e jetës së 3 vjeçarit si pasojë e anestezisë të bërë nga mjeku Roland Xhaxho, ka ngritur në këmbë instancat shtetërore. Ndonse familjarët shprehen se shkak ishte anestezia, mjeku në versionin e tij shprehet se vogëlushi ishte me probleme shëndetësore.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për vdekjen së 3-vjeçarit pas trajtimit të marrë në një klinikë dentare në kryeqytet.

Prokuroria njofton se po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…