Vazhdojnë zjarret shkatërruese në Turqi/ 24-vjeçari humb jetën pasi po ndihmonte zjarrëfikësit

Zjarre masive pyjore, që filluan të mërkurën dhe të enjten, janë bërë edhe më të furishme gjatë të premtes.

Zjarret që shpërthejnë njëra pas tjetrës janë të zakonshme në sezonin e “zjarrit” kur temperaturat janë në nivelin më të lartë, por dëmet janë të pazakonta këtë herë,  këto flakë po shkatërrojnë fshatra të tëra.

Zjarret në rajonet jugore të njohura si zona e turistëve, gjithashtu ngritën dyshimin për zjarrvënie ndërsa autoritetet ende po hetojnë shkaqet e tyre.

Numri i viktimave nga zjarret ka arritur në 4, ditën e enjte, kur një i ri që përpiqej të ndihmonte zjarrfikësit vdiq pasi u kap në mes të një zjarri në Marmaris.

Tre të tjerët, vdekjet e të cilëve u raportuan të enjten, ishin banorë të Antalias të cilët nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga zjarri i përhapur me shpejtësi në fshatra.

Zjarri i cili filloi në Manavgat të Antalias të mërkurën ishte më shkatërruesi. 

8 provinca të Turqisë janë përfshirë nga flakët, ku prej më shumë se 48 orësh flakët nuk kanë pushuar.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi