“Vazhdojnë gafat, mos jepni mesazhe të gabuara”/ Mjeku Erion Dasho reagon pas videos së Manastirliut, çfarë nuk shkon me këtë maskë

Mjeku Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, ka reaguar pas spotit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, për të sensibilizuar qytetarët të përdorin maskën në ambiente të mbyllura, gjë që tani është edhe e detyrueshme dhe e ndëshkueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shkëputur një fragment të videos, ku shihet një maskë me valvul, mjeku thekson se kjo lloj maske nuk duhet përdorur.

Arsyeja është sepse kjo maskë me valvul mbron vetëm personin që e mban dhe jo të tjerët.

POSTIMI I PLOTE:

NJË MINISTRI QË NUK MËSON!

Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë.

Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul.

Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT “Nënë Tereza” duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale.

PSE?

Maska me valvul quhet ndryshe “maska egoiste” sepse mbron vetëm personin që e mban.

AJO NUK REKOMANDOHET, MADJE NË SHUMË VENDE PËRDORIMI I SAJ NDËSHKOHET ME GJOBË NJËLLOJ SI NË RASTIN KUR PERSONI QË E MBAN NUK KA MASKË!

Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij.

THËNË NDRYSHE: MASKA IME TË MBRON TY, MASKA JOTE MË MBRON MUA!

I LUTEM SËRISH PËR TË DISATËN HERË KOMITETIT TË EKSPERTËVE DHE MINISTRISË:

MENDOJINI MIRË MESAZHET QË I JEPNI PUBLIKUT! MBI TË GJITHA, MOS JEPNI MESAZHE TË GABUARA!

NJË MESAZH I GABUAR DËMTON MË SHUMË SE NJË MESAZH I MUNGUAR!

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt