Mbylli bashkëpunimin me Flamurtarin, Valentino Murataj surprizon me skuadrën e re

Valentino Murataj

Valentino Murataj i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Flamurtarit, duke ndërprerë marrëveshjen me kuqezinjtë vlonjatë pas një viti e gjysmë në radhët e ekipit me të cilin në fakt kishte një kontratë deri në fundin e sezonit.

Por tashmë mesfushori po bëhet gati të nisë një etapë të re, nëse mund të quhet e tillë. Kjo, pasi ai pritet që të firmosë në orët në vijim me një klub ku ka arritur sukseset më të rëndësishme në karrierë, siç është Partizani me të cilin u shpall kampion. Valentino Murataj ka qenë prej kohësh në kontakte më të kuqtë, duke bërë një tentativë edhe gjatë verës për t’iu bashkuar atyre, duke ndeshur në kundërshtinë e Flamurtarit që e shihte asokohe pjesë të rëndësishme të projektit.

Por tani që palët janë ndarë rrugët, asgjë nuk pengon Muratajn që të kthehet përsëri pjesë e të kuqve nga të cilët u largua në verën e vitit 2024. Asokohe ai nuk pranoi rinovimin por vendosi të ulej një kategori më poshtë duke firmosur për vlonjatët që i kishin bërë një ofertë më të mirë ekonomike.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit