Valbona me super premio për “KOKËN” e Lushnjes, drejtuesit tropojan duan me patjetër Kategorinë e Parë

Lushnja-Valbona do të luhet sot në “Elbasan Arena” , ora 16:00 ku do të diskutohet për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ekipi tropojan ka bërë një rrugëtim të gjatë për të arritur deri këtu, duke mposhtur fillimisht Sopotin e më pas Veleçikun në “Play-Offin” e Kategorisë së Dytë.

Këtë sezon, drejtuesit e Valbonës kanë investuar për të bërë një skuadër sa më dinjitoze, presidenca nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe vetëm disa ditë më parë i ka bërë të ditur lojtarëve dhe stafit teknik, se në rast fitojnë ndaj Lushnjes, atëherë do të kenë një premio që shkon në 40 mijë euro. Një ekstra motivim për lojtarët e Valbonës që do të luajnë ndaj Lushnjes për të arritur Kategorinë e Parë.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull