“Vaksina e gripit është e domosdoshme”/ Mjeku pneumolog zbulon shkaqet e shtimit të rasteve me viroza

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, i ftuar në një program televiziv ka folur lidhur me situatën e krijuar nga virozat në vend dhe si duhet të përballemi me këto të fundit.

Sipas tij shtimi i rasteve me sëmundjet virale nuk është faji i virozave, por pakujdesia e njerëzve.

Ai u shpreh se njerëzit që kanë simptoma si temperatura apo kolla duhet të vetëizolohen dhe të kujdesen për veten duke mos shpërndarë virusin.

Po ashtu Jorgji tha se vaksina e gripit është e domosdoshme për t’u aplikuar, ndërsa theksoi se ajo sjell rezultate në moshat 55-60 vjeç, të cilët mund të kenë edhe sëmundje shoqëruese.

“Shtimi i rasteve, fluksi i madh nuk është faji i virozave, por pakujdesia e njerëzve shton numrin e rasteve. Njerëz që e dinë që janë të sëmurë me temperaturë, kollë, duhet të përkujdesen dhe të vetëizolohen. E kuptoj se kanë detyrime, por çdokush mund të përkujdeset duke ruajtur distancën të paktën.

Përkujdesi duhet të jetë për të gjithë rastet. Në të tilla raste, sidomos në ditët e para këshillohet vetëizolimi, të shlodhemi sa më shumë, sa më shumë lëngje dhe të ushqehemi mirë. Vaksina e gripit është shumë e domosdoshme të aplikohet, për moshat 55-60 vjeç është e provuar se sjell rezultate të mira. Gripi sidomos për njerëzit me sëmundje shoqëruese nuk është diçka e thjeshtë.

Rastet e shtrimit përfshijnë moshat e reja, por edhe të moshuarit me sëmundje shoqëruese. Ka shumë me raste të mbivendosura”, u shpreh ai.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer