Ushtari më trim i Ukrainës/ Lufton i vetëm ballë për ballë me tankun rus duke shmangur shpërthimet e njëpasnjëshme që vinin drejt tij (VIDEO)

Ky është momenti kur ushtari më trim i Ukrainës përballet i vetëm me një tank rus.

Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë ushtarin e guximshëm duke luftuar me qetësi kundër një breshëri të pamëshirshëm predhash dhe shpërthimesh nga trupat e Putinit.

Nuk dihet se ku u xhiruan pamjet por për momentin ka luftime të ashpra në qytetin e shkatërruar të Bakhmut.

Në këtë video luftëtari i vetëm ukrainas shihet derisa ballafaqohet ballë për ballë me një transportues të blinduar të personelit rus (APC).

Ndonëse të shtëna të shumta vijnë në drejtim të tij, ushtari që po luftonte në llogoren e tij arrin të mbrohet më së miri, madje arriti të shmang edhe shpërthimet e njëpasnjëshme që vinin tek streha e tij.

I patrembur nga bombardimet ushtari heroik i lufton ata duke shkrepur armën e tij në drejtim të tyre.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën