Ushqimet që mbrojnë shëndetin e zemrës

Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, të dërgojnë gjakun me oksigjen në zemër dhe të largojnë gjakun që përmban dioksid karboni. Mirëpo në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Disa nga produktet natyrale, që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë:

Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyrna të shëndetshme, të cilat kanë një efekt pozitiv në zhbllokimin e arterieve. Vaji i ullirit ka aftësi të ulë sasinë e kolsterolit të keq dhe të parandalojë formimin e pllakave të kolesterolit, të cilat janë shkaktaret kryesore të sulmit në zemër.

Shega– Është shumë e pasur me antioksidantë dhe vitamina, që stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili ka funksion të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

Peshku– Është i përbërë nga një numër i madh i acideve yndyrore të shëndetshme. Këto acide mundësojnë shkatërrimin e pllakave të kolesterolit dhe prodhimin e kolesterolit të mirë, i cili e ulë tensionin e lartë të gjakut si dhe kontribuon në shëndetin e zemrës.

Bajamet– Me siguri keni dëgjuar për efektet magjike të bajameve. Sipas ekspertëve, bajamet kanë aftësi të ulin sasinë e kolesterolit të keq me 15%. Këto fruta të thata këshillohet të përdoren çdo ditë mirëpo në sasi të vogël.

Related posts

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil