Stina e verës shoqërohet me një qëndrim më të gjatë në diell, pranë detit ose pishinës.
Moti i nxehtë dhe aktiviteti fizik kanë një efekt dehidratues për organizmin.
Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, organizmi do të vuajë pasojat e dehidratimit.
Në këtë artikull do të mësoni se si ta mbroni organizmin nga pasojat e dehidratimit.
Uji
Përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
Uji duhet pirë në varësi të peshës trupore thonë ekspertët.
Nëse njeriu peshon 60 kg, duhet të pijë 2 litra ujë në ditë.
Ujë duhet të pini gjithmonë edhe pas një pije alkolike,
Konsumi i alkolit gjatë verës duhet të jetë i kujdesshëm sepse pirja e tepruar e tij është vdekjeprurëse.
Sa i përket lëngjeve, duhet të shmangni ato me ëmbëlsues artificialë të cilat nuk munden të hidratojnë organizmin.
Ju këshillojmë se një alternativë e mirë është që të mbushni enë qelqi me ujë, feta kastraveci, portokalle ose limonë për më shumë shije dhe vitaminë C.
Pijet Energjike
Shmangni pijet energjike të cilat janë të pasura me sheqer dhe kafeinë.
Këto pije rrisin rrezikun e komplikacioneve kardiake, dridhjeve, nervozizmit, ishemisë, marramendjes e të tjerë.
Nëse pini një pije energjike, sigurohuni që të pini më shumë ujë.
Fruta Dhe Perime
Frutat dhe perimet përmbajnë shumë ujë, ndaj ngrënia e tyre siguron që organizmi të jetë i hidratuar.
Nëse planifikoni të qëndroni më shumë në diell, sigurohuni që të merrni me vete shumë fruta dhe perime.
Një sallatë ideale verore është domate me luleshtrydhe, ose një sallatë frutash me rrush dhe shalqi.
Shishe Me Vete
Blini një shishe me shumë përdorime kryesisht inoksi për të parandaluar ndotjen nga plastika.
Mbajeni atë gjithmonë të mbushur me ujë.
Ju këshillojmë të shmangni përdorimin e herëpashershëm të shisheve plastike sepse jo vetëm që përmbajnë kimikate por nuk pastrohen dot nga bakteret.
Mos Pini Ujë Vetëm Kur Jeni Të Etur
Dehidratimi ndodh shumë shpejt në verë.
Kjo është arsyeja përse nuk duhet të prisni etjen që të pini ujë.
Me kalimin e moshës, receptorët e trurit që na njoftojnë për etjen humbasin efikasitetin e tyre.
Rrjedhimisht kur e ndiejmë që jemi të etur, kemi kaluar pikën e dehidratimit.
Jini të vëmendshëm dhe konsumoni ujë rregullisht gjatë ditës.