Ndërsa doli përpara gazetarëve duke ju drejtuar popullit serb mbi takimin e Ohrit, presidenti serb Aleksandër Vuçic u pyet edhe për urdhërarrestin ndaj Vladimir Putinit, të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ai e konsideroi këtë një vendim që do të ketë pasoja negative, ndërsa ngriti pyetjen se me kë do të diskutohej tashmë armëpushimi.
“Unë mendoj se është një vendim që do të ketë pasoja të këqija politikisht, pasoja të këqija në jetët e njerëzve dhe që tregon se ka një hezitim për të diskutuar paqen, për të diskutuar madje edhe një armëpushim, për të diskutuar për shpëtimin e jetëve njerëzore. Shkëlqyeshëm, e keni akuzuar për krimet më të rënda të luftës dhe me kë do të flisni tani? Apo ndoshta nuk do të flisni? Apo ndoshta nuk doni paqe, por të gjithë jeni duke pritur për humbje? Pra, sa kohë duhet të presim? Edhe sa vite?”, pyeti presidenti i Serbisë.
Ndërsa la të kuptojë se perëndimi po përpiqet të vendosë paralele mes Putinit dhe Mileshiviçit, presidenti serb tha: Ju dëshironi ta krahasoni liderin e një vendi të vogël me liderin e një vendi sigurisht të madh?