“Unë u dogja”/ Lefter Koka largohet nga GJKKO pas problemeve shëndetësore

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është larguar nga GJKKO për të marrë ndihmën mjekësore.

Ai është paraqitur sot në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit, por gjatë kësaj kohë ka shfaqur probleme shëndetësore.

Menjëherë ai është dërguar për në spital.

Gjatë dëshmisë së tij, Koka ka thënë se nuk mund t’I besohet një të çmendure si Monika Kryemadhi, duke hedhur kështu dyshime se po bëhet një proces i parregullt gjyqësor ndaj tij.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm. Une i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mire unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe të mos arrestojë njerëz të pafajshëm”, ka thënë Koka.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….