“Unë te Tirana? Më mirë 6 muaj stërvitje individuale”, Skuka mesazh të ashpër rivalëve të kryeqytetit (video)

Xhuliano Skuka u kthye te Partizani pas 1 viti, në formën e huazimit nga Metz. Këta të fundit në Francë zotërojnë kartonin dhe po shihej opsioni më i mirë për vetë lojtarin që të huazohej. Kjo për shkak dhe se aventura te Maribor u mbyll pas 6 muajve

Skuka ka “thumbuar” Tiranën se nuk do e zgjidhte atë këtë merkato, duke i dhënë përparësi dhe stërvitjes individuale për 6 muaj.

Në këtë merkato të janarit nuk do të thërriste presidenti Gaz Demi, por presidenti Refik Halili, do të shkoje te Tirana?

“Jo. S’ka gjë, më mirë 6 muaj stërvitje individuale, pastaj kthehem te Metz”, u përgjigj Skuka.

Kujtojmë se sulmuesi 25-vjeçar mori vendin e Rrapajt në minutën e 80’ të ndeshjes Partizani – Teuta(1-0). Një debutim për herë të dytë, që u mbyll me fitoren e të kuqve në javën e 19 të Superiores.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)