“Ulem me burra unë jo me…”/ Plas debati mes Fationit dhe Meritonit: Mos më puth se keqkuptohen o budalla (VIDEO)

Fation Kuqari dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë mbrëmë në një debat të fortë, ku kanë akuzuar njëri-tjetrin për paburrëri.

Pas përfundimit të spektaklit banorët kanë nisur duke biseduar, ku nuk kanë munguar as debatet mes tyre. Në një moment Fationi është shprehur se ‘Meritoni nuk është burrë’ dhe si pasojë nuk mund të ulet pranë tij.

Nga ana tjetër, Mjekiqi e merr me të mira, madje i dërgon edhe puthje nga larg. Këtë gjest nuk e ka pritur mirë Kuqari, i cili i kërkon që mos t’a puthë se do të keqkuptohen njerëzit.

Pjesë nga debati:

Fationi: Nga të gjitha këto gocat këtu i ke ofenduar në fund, në maksimum. Ti o bukurosh para dy Primeve më ke thënë nuk je burrë. Dhe unë ta them, ti nuk je burrë, jo unë.

Meritoni: Ulu këtu, hajde bebi.

Fationi: Nuk ulem me ty unë se nuk ke atë burrëri ti. Ti nuk ke burrni të ulësh pranë meje. Ti më prish imazhin kur jam afër teje, a e kupton? Nuk të jap më audiencë sepse je në nominim, të shtunën je jashtë. Hajde!

Meritoni: Nuk dole në Prime, por do dalësh këtë javë.

Fationi: Unë jam burrë, nuk e përdor shoqërinë për të kapur Primen, unë e sqaroj me këtë që të mos kap Primen. Ti çfarë bën? Bën të kundërtën, kjo është burrnia. Unë nuk e përdor femrën dhe shoqërinë për të kapur Primen.

Meritoni: O bukurosh!

Fationi: Unë jam burrë dhe bukurosh.

Meritoni: Hajde bebi, hajde dashuri. (E puth nga larg)

Fationi: Mos më puth mua se keqkuptohet o budalla.

Meritoni: Nuk ka lidhje, hajde këtu hajde. (E puth sërish nga larg).

Fationi: O zemra ulem me burra unë jo me çunakë.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)