Ukrainë – Centrali Bërthamor i Çernobilit, atraksion turistik në zhvillim

Pas katastrofës nukleare të 26 prillit 1986, në Çernobil të Ukrainës, që rezultoi jo vetëm fatale për dhjetëra e qindra njerëz, por edhe një fatkeqësi mjedisore me përmasa ndërkontinentale; rrënojat e këtij centrali bërthamor, të gërshetuara me natyrën dhe bimësinë, po tërheqin gjithnjë e më tepër turistë. Vizitorët, që nisën të mbërrijnë në zonë pas 30 vitesh, gjejnë shansin për të parë me sytë e tyre shkatërrimin nga aksidenti në reaktorin numër katër i uzinës së energjisë bërthamore. Zona e quajtur “Pylli i Kuq”, sipas ngjyrës që morën pemët për shkak të radioaktivitetit atomik, si dhe ish-qendra e banuar e Pripiatit, rreth 6 km nga impianti bërthamor, e cila u shndërrua në qytet fantazmë pas evakuimit të rreth 50.000 banorëve të saj të ekspozuar pothuajse të gjithë ndaj rrezatimit, janë kthyer tashmë në atraksione turistike. Qyteti fantazmë i Pripiatit ka nisur tashmë një jetë të re nëpër filma dhe në videolojëra. Edhe pse kanë kaluar plot 3 dekada nga aksidenti i tmerrshëm, aparatet matëse të radioaktiviteti vazhdojnë të japin alarm në disa zona përreth vendngjarjes. Çernobili është vizituar deri më sot nga mijëra turistë nga çdo anë e botës dhe do të vazhdojë të vizitohet ndoshta nga miliona të tjerë. Ukraina po përpiqet të transformojë në një triumf turistik famën e keqe ndërkombëtare të Çernobilit, por shkatërrimi dhe efektet e frikshme të aksidentit bërthamor i lënë të gjithë turistët pa fjalë.

Related posts

A e dini se çfarë pinin ilirët?!

Zbardhet misteri! Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Njihuni me gruan që shpiku WiFi-n!