Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve; pas Tedi Carës, Ermir Rashica shënon me Metalist golin vendimtar (video)

Ukraina

Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve. Pas Tedi Carës, realizon Ermir Rashica i cili ka gjetur golin e parë në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ishte një nga autorët e golave, ndërsa Metalist 1925 mposhti Ahrobiznes.

Metalist fitoi me “poker”, 4-0. Skuadra e Rashicës nuk vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, ndërsa vetë sulmuesi shqiptar realizoi për 2 me 0.
Me 3 pikët e fituara pas 18 ndeshjeve, Metalist mban vendin e dytë. Ky është pozicioni që duhet ruajtur pasi të ngjit në elitë, megjithëse duhen pritur ndeshjet e rivalëve që ndjekin me 2 pikë më pak.

TEDI CARA GOL ME OLEKSANDRIAN

Tedi Cara ka qenë protagonisti kryesor i fitores së sotme të Oleksandrias në kampionatin ukrainas të futbollit përballë Inhulets në transfertë. Ai shënoi goli e vetëm të fitores 1-0 në pjesën e parë të ndeshjes, duke tundur rrjetën me një nuhatje gjahtari zone, pasi u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të lëshuar një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar. Cara e ka festuar me shqiponjë këtë gol të rëndësishëm për të dhe për klubin pasi që sot Oleksandria garantoi matematikisht praninë mes tre skuadrave të para në kampionat e kësisoj edhe në kompeticionet e UEFA-s.

LEXO ME SHUME:Goli i tretë në kampionatin ukrainas, Tedi Cara çon Oleksandrian në Kupat e Europës (video)

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit