Ukraina jep shifrat për luftën me Rusinë: Kemi eliminuar 143 mijë trupa ruse prej fillimit të luftës

143 mijë forca ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas ushtrisë ukrainase. Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se numri i viktimave nga pala ruse kishte arritur në 142 mijë e 860, me 590 që nga 18 shkurti.

Aty u tha gjithashtu se 3 mijë e 310 tanke dhe 6 mijë e 545 automjete të blinduara luftarake ishin shkatërruar. Në një postim në Twitter, kjo ministri përfshiu një varg nga kënga e Beatles “Kthehu në BRSS”, e cila u publikua në vitin 1968: “Më lejoni të dëgjoj balalaikën tuaj [një instrument muzikor me tela rus] që kumbon”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur