UEFA “ngel në klasë” stadiumin e Partizanit, ja ku do i zhvillojë ndeshjet e Champions-it klubi kryeqytetas

Partizani nuk ka arritur të jetë në kohë për të certifikuar stadiumin “Arena e Demave” në turin e parë kualifikues të Champione League.

Prej muajsh klubi ka nisur punën për të plotësuar kushtet e duhura, por sërish nuk ka qenë e mundur që të kuqtë të luajnë në shtëpi, edhe pse kanë stadiumin e tyre, ku kanë shpenzuar miliona euro. Ka disa kritere, që nuk janë plotësuar, por më kryesori konsiderohet rruga, që të çon për tek impianti.

Fatkeqësisht ende nuk është zbatuar plani për një rrugë të re brenda standardeve. Ky investim kërkon një procedurë të gjatë dhe shihet e pamundur që të realizohet. Kështu, Partizani pritet që ta luajë në “Elbasan Arena” ndeshjen si pritës, çka përbën një situatë aspak normale.

Më 20 qershor të kuqtë mësojnë kundërshtarin, ndërkohë që dy sfidat do të luhen më 11/12 korrik dhe 18/19 korrik.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)