UEFA ndan vazot për shortin e Kupës së Botës 2022/ Ja ku vendoset Shqipëria

Shqipëria është vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022. FIFA publikoi së fundmi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e 7 dhjetorit që do të mbahet në Zyrih.

Ashtu siç parashikohej pas përfundimit të fazës së parë Ligës së Kombeve, UEFA përcaktoi që kuqezinjtë të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Skuadra e Edi Rejas ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Kosova është lënë në vazon e pestë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën. Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori mes tyre në një ndeshje kompetitive.

Ndarja e ekipeve kombëtare europiane për shortin e eliminatore të Botërorit “Katar 2022” është kryer duke u bazuar te renditja e ekipeve sipas klasifikimit në FIFA.

Më poshtë ju sjellim ndarjen e të gjitha kombëtareve europiane për shortin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të ardhshëm.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Tirana, titullari humbet ndeshjen me Skënderbeun; pesë mungesa për bardheblutë (EMRAT)

“U provokuam nga lojtarët dhe Emiliano Çela”, tifozët e Flamurtarit me mesazh të qartë: Nëse nuk doni probleme mos na…

“Keqardhje që nuk do të festoj Superioren”, Agostinelli me shumë pengje për shkarkimin: Nuk dua të bëj polemika me Idrizin, por…