UEFA i tregon Tiranës faturën e gjobës për incidentet me Batumin, bardheblutë përgatiten për dënimin e radhës

KF Tirana duhet t’i paguajë UEFA-s një gjobë prej 25.620 eurosh, për sjelljet e papërshtatshme në sfidën e parë të turit të parë të Conference League që u zhvillua në Tiranë ndaj Dinamos së Batumit. Ky është vendimi i Trupës së kontrollit të etikës dhe disiplinës së UEFA-s, e cila nuk ka falur asnjë gabim të tifozëve.

Për fishekzjarrët e hedhur në fushën e lojës, Tirana është gjobitur 17,000 euro. Për hedhjen e objekteve në fushën e lojës është gjobitur 8,620 euro. Gjithsej janë 25,620 euro gjobë për ndeshjen e parë që u luajt në Tiranë ndaj Dinamos së Batumit.

Trupa e kontrollit të etikës dhe disiplinës së UEFA-s, në mbledhjen e ardhshme, do të marrë në shqyrtim edhe ngjarjet e ndodhura në sfidën mes Tiranës dhe Beshiktashit më 3 gusht 2023.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)