Udhëheqësi i Hamasit reagon pas ultimatumit të Izraelit: Palestinezët nuk do largohen nga Gaza, do qëndrojmë në tokën tonë

Ismail Haniyeh, udhëheqës i grupit islamik palestinez Hamas, tha të shtunën se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të shkuar në Egjipt, pas thirrjeve nga ushtria izraelite për më shumë se një milion banorë të enklavës që të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug.

“Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Haniyeh në një dalje televizive, ndërsa iu drejtua Egjiptit gjatë fjalimit.

Egjipti ndan një kufi me Gazën dhe është alarmuar nga mundësia që banorët e enklavës mund të zhvendosen nga rrethimi dhe bombardimi i territorit nga Izraeli, pas sulmeve barbarike në Izrael nga militantët e Hamasit.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika