U zgjodh Presidenti i 46-të i SHBA-ve/ Joe Biden thyen heshtjen: Është koha që të lëmë pas retorikën e ashpër dhe të bashkohemi. Nuk ka asgjë që s’mund ta bëjmë nëse…

Joe Biden, fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka bërë një deklaratë ku falënderon popullin Amerikan për mbështetjen e dhënë.

“Unë jam i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur tek unë dhe te zv, presidentja Harris. Përballë pengesave të papara, një numër rekord amerikanësh votuan. Duke provuar edhe një herë, që demokracia rreh thellë në zemrën e Amerikës”, tha Biden.

Duke u bërë jehonë temave të fushatës së tij, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen në këtë kohë krize.

“Me përfundimin e fushatës, është koha të lëmë pas nesh zemërimin dhe retorikën e ashpër dhe të bashkohemi si komb”, tha Biden.

“Tani është koha që Amerika të bashkohet. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund t’a bëjmë, nëse jemi bashkë”, përfundoi Biden.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend