U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Universiteti i La Sapienza ka nderuar Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare që u vra nga i ish-dashuri i saj me origjinë nga Filipinet. Trupin e saj, më pas ai e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.

Apelit të rektores së La Sapienza, Antonella Polimeni, për një moment kujtimi të Ilaria Sulës, i janë përgjigjur qindra studentë.

Djem e vajza u mblodhën bashkë në atë që quhet “heshtje e zhurmshme”, që shkaktohet vetëm nga zhurma e çelësave, që është kthyer në një simbol proteste kundër krimeve të kryer nga femrave.

Rektorja Polimeni, së bashku me të rinjtë që ndoqën kursin në Fakultetin e Statistikës pranë Ilaria, vendosën një tufë me lule të bardha poshtë një pankarte që shfaqte vajzën e vrarë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën