U vra me plumb në kokë në sy të babait/ Zbardhet e shkuara e errët e Arjan Gosës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Arjan Gosës në ambientet e një lokali në Kavajë pasditen e ditës së diel.

Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e ngjarjes, Habib Rexha, i cili dyshohet se e kreu krimin për hakmarrje.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, personi që u vra nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa, në ngjarjen që ronditit Kavajën në muajin mars.

Pas një konflikti për motive banale Edmond Gosa qëlloi me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke mbetur të dy të vdekur.

Por emri i Arjan Gosës del si i përfshirë dhe në ngjarje tjetër kriminale në vitin 2012.

Pas një konflikti për motive banale, vëllezërit Edmond dhe Arjan Gosa, qëlluan me thikë Gentian Gjuzin, i cili u plagos rëndë dhe ndërroi jetë disa muaj më vonë në spital.

“Edhe pse ishte i përfshirë në në dy ngajrje, Arjan Gosa nuk ruhej, por zhvillonte normalisht jetën e tij pas vdekjes së vëllait”, tha gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi, gjatë një raportimi nga vendi i ngjarjes, 1 ditë pas krimit të rëndë.

Arjan Gosa ishte duke konsumuar një lafe në lokal në momentin që u qëllua për vdekje në kokë.

Babai i tij i cili ishte dhe dëshmitar okular në vendngjarje, mendohet se është dhe personi që mund të ketë ndihmuar policinë në identifikimin e autorit.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi