U tha se nuk ka marrë diplomën e shkollës së mesme/ Belind Këlliçi reagon për herë të parë pas skandalit të madh

Kadidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’, Top News teksa ka sqaruar çështjen e diplomimit të tij.

Bëjmë me dije se në media më herët është raportuar se Këlliçit nuk e zotëron diplomën e shkollës të mesme.

“Shpifje nga mediat çështja e shkollimit tim. Kam fituar bursë dhe jam diplomuar me mesataren më të lartë. E gjitha kjo është një tymnajë për të hequr vëmendjen nga fushata dhe premtimet.

Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme.

Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie.

Unë kam shkuar në SHBA kam dhënë gjithë provimet dhe kam nisur shkollën. Ndërkohë edhe në Amerikë universiteti bëhet ne bazë kreditesh dhe e testeve që jepen. Kaq e thjesht është e gjithë historia.

Keni minimumin e detyrimit që kur publikoni një shkresë ta publikoni të plotë.’- tha Belind Këlliçi në studio.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij