U tha se Donaldi e ka ndihmuar me kredinë e shtëpisë/ Reagon për herë të parë Genard Hajdini

Lajme po qarkullojnë nëpër portale se Donald Veshaj ka kryer një bamirësi në lidhje me një kredi të shtëpisë së Genard Hajdinit.

I ftuar së fundmi në emisionin e gazetares Dajana Shabani, ai është pyetur për këtë gjë dhe i tha se nuk është e vërtetë. Genardi shtoi se i vetmi person që e ndihmon për këtë pjesë është babai i tij.

Dajana: Genard më kanë dërguar një mesazh (se ç’është e vërteta nuk e kam parë) se me atë që ka thënë Donaldi në Big Brother, të ka ndihmuar me kredinë e shtëpisë dhe ka bërë bamirësi me ty?

Genardi: Jo, jo nuk ka qenë ashtu. Dajana: Epo, publiku do një sqarim, sigurisht duke e përshëndetur Donaldin patjetër. Pra, është e vërtetë?

Genardi: E vërteta është kështu. Ata erdhën tre herë për të më takuar në atë kohë, pra Romeo bashkë me regjisorin për t’u futur në projektin e tyre që ishte “Binjakët”. Ata më thanë se jam një person shumë i kërkuar në Instagram dhe dëshirojmë që të bashkëpunosh me ne. Kur bënim bisedimet e rrogës, unë kërkova një rrogë më të lartë kuptohet dhe ata pastaj më dhanë një rrogë mesatare ose minimale do të thoja sepse morën në punë edhe Sonidën në sezonin e dytë dhe ata na ndihmuan me rrogë, pra thjesht kam punuar dhe kam marrë rrogë. Jo se më kanë ndihmuar me kredinë e shtëpisë, sepse ajo është akoma pa paguar dhe do edhe 15 vite të tjera dhe po më ndihmon babai për ta paguar atë!

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…