U shpall golashënues në Kategorinë e Parë, sulmuesi i Luzit merr jehonë në Nigeri: Konsiderohet si Osimhen i ri (FOTO)

Itodo

Luzi barazoi 3-3 me Vorën në një sfidë spektakolare të zhvilluar në Kavajë. 3 golat për ekipin kavajasit arriti t’i shënonte Itodo Peter Mandela, i cili padiksutim ishte protagonisti kryesorë.

Me tripletën ndaj Vorës, tashmë rimerr kreun e golashënuesve. I ardhur nga Nigeria në gushtin e vitit 2023,Mandela tregoi aftësi shumë të mira në ekipin e Luzit.Sulmuesi që ka duruar vështirësi në shtetin e tij të lindjes,nuk e uli kokën apo nuk pushoi së besuari në vetvete për shkak të punës, profesionalizmit, përkushtimit dhe ambicjes.

 

Në sezonin e parë në Shqipëri u kthye një sulmues kryesor ku doli dhe golashënuesi i kampionatit me 19 gola të shënuar ndonëse ekipi i tij Luzi 2008 zbriti një kategori më poshtë. 20-vjeçari ka tërhequr interesin e shumë skuadrave kryesore në Shqipëri dhe vende të tjera. Në Nigeri disa nga portalet kanë shkruar në lidhje me sulmuesin e Luzit duke e konsideruar si Osimhen i ri, dhe duke u krenuar për këtë arritje.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)