U shkatërrua nga zjarri në Paris, merret vendimi si do të duket ‘Notre Dame’ pas restaurimit

Katedralja e famshme e Parisit do të ruajë të njëjtën arkitekturë, që ka pasur edhe para shkatërrimi nga zjarri.

Pas shumë debateve, lajmin e ka konfirmuar kryearkitekti i vendit për monumentet historik, Philippe Villeneuve.

Kjo çështje ka zgjuar shumë reagime, sa presidenti Emmanuel Macron sugjeroi shumë shpejt pas fatkeqësisë që maja 96 metra e lartë e saj të zëvendësohej me diçka më bashkëkohore.

Macron u shpreh se Notre Dame mund të rindërtohej e të bëhej edhe më e bukur se përpara. Por pavarësisht këtyre mendimeve, vendimi kryesor i takon publikut.

Ndërkohë pritet që teknikët të hyjnë në brendësi të katedrales me litar për të çmontuar 40,000 tubat, një nga një. Kjo fazë mendohet të zgjasë tre muaj.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…