Këngëtarja Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë në qendër të vëmendjes që pas publikimit të bashkëpunimit mes tyre, teksa në skenat e klipit u vu re një afrimitet shumë i madh mes tyre. Madje kishte nga ata që e komentuan si një kimi të paparë mes tyre.
Artisti i ri nga Kosova ka festuar dje ditëlindjen dhe sigurisht që nuk i kanë munguar urimet nga kolegët e tij VIP, ama i ka munguar një urim nga Semi.
Ditën e djeshme Semi nuk ka bërë asnjë publikim në rrjetet sociale që kishte lidhje me ditëlindjen e Ronit dhe kjo ka ç’orientuar pak fansat.
Kujtojmë që vetëm para pak ditësh qarkulloi një video ku Semi dhe Roni shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit duke kërcyer, madje në një moment dukej sikur shkëmbenin edhe një puthje.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me lajmet, por ndoshta dyshja ka vendosur që ta mbajë më private romancën e tyre të sapo nisur.