U përfol si partnerja e Vis Martinaj-t, zbulohet emri i modeles në Big Brother, ka shprehur pëlqimin për Luizin (EMRI)

Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother. Ajo është Eva Pasha dhe me sa duket do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur haptazi pëlqimin për djalin shkodran.

Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në një lidhje me Vis Martinajn, personazhi i famshëm i botës së krimit që u shndërrua në një “histori Big Brother-i”, pak muaj më parë.

Në ditëlindjen e Ervis Martinaj, fotoja ku ai puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori reagime te shumta.

Ajo që i hodhi benzinë zjarrit ishte postimi që vetë Eva bëri më pas në rrjetet sociale, ku në një foto shkruante: “Jam krimi jot i preferuar”. Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin për këngëtarin shkodran dhe nëse futet duket se do të jetë një “dhimbje koke” për Kiarën. Vetë Arbana dhe produksioni i BBV e kanë pranuar që do të ketë hyrje të reja në vijim dhe duke parë që po kthehet në monotone situata brenda shtëpisë, hyrja e kësaj modeleje mund të trazone ujërat.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!